Performanca në piano e një 13 vjeçareje të verbër ka mahnitur audiencën në Britani e më pas është bërë shkas që vogëlushja të mund të luajë si finaliste në pjesë të një programi televiziv atje.
Kjo është historia e Lusit (Lucy), e cila veç verbërisë është autike dhe ka vështirësi në të mësuar. Pavarësisht të gjitha këtyre sprovave, Lusi ka një talent të lindur për të luajtur në piano, ashtu siç duket në videon e publikuar pak kohë më parë nga ‘Channel 4’ në Angli.
Lang Lang, një pianist i njohur globalisht dhe këngëtari Mika Sounds, mbetën gojëhapur kur dëgjuan sesi 13 vjeçarja e verbër mundi të luajë një pjesë të Shopenit, babait të pianos.
This is the incredible moment Lucy, a 13-year-old who is blind and neurodiverse, played a highly-complex Chopin piece, leaving @MikaSounds and @Lang_Lang speechless.
— Channel 4 (@Channel4) February 15, 2023
The Piano, presented by @ClaudiaWinkle, starts tonight at 9pm on Channel 4.
Stream Free on All 4. #ThePiano pic.twitter.com/09YFNM2tOh
Pas kësaj 13 vjeçarja u ftua në program, ku pati mundësi të luajë para një audience të madhe dhe mori duartrokitje të merituata për talentin e saj të jashtëzakonshëm.