Si dy “shpata të kryqëzuara”, fotot e një objekti të veçantë arkitekturor në Katar

Fotot e mëposhtme i përkasin një hoteli krejt të veçantë në Doha të Katarit, i njohur si “Katara Towers”. Dy rrokaqiejt i ngjajnë dy shpatave të kryqëzuara dhe janë dy godina të veçanta që shërbejnë si hotele. Hotelet janë bashkëpunim i dy prej markave më të mëdha të hoteleve në botë, Fairmont dhe Raffles. Secila nga këto firma të njohura zë gjysmën e ndërtesës prej 300,000 metrash katror, secila duke ekspozuar një stil të ndryshëm.

Gjysma e parë e hotelit në zotërim nga ‘Raffles’, ka për frymëzim artet e bukura dhe hollet ku mbizotëron e bardha. E veçanta mes luksit që ofrohet, është një bar ku turistët mund të lexojnë libra të rrallë… në mesin e librave që mund të gjesh atje, është botimi më i hershëm i njohur (në anglisht) i ‘Odesea-s’ së Homerit.

Gjysma tjetër e ndërtesës në zotërim të ‘Fairmont’ ka krejtësisht një tjetër stil dhe pamje fantastike nga Gjiri Persik. Kjo pjesë e hotelit ndërthur tematika detare me elementë të arkitekturës e kulturës islame.

Artikulli u botua nga CNN travel. Përktheu me disa pështatje Fch.al