Xhudisti 25 vjeçar Indrit Çullhaj ka arritur të shpallet kampion për peshat deri në 73 kg, në një garë ndërkombëtare xhudoje të zhvilluar në Italinë fqinje. Xhudisti nga Tirana ka mundur të gjithë kundërshtarët e tij duke marrë medaljen e artë. Pas fitores, Çullhaj ka ngritur lart flamurin kuqezi, ndërsa në rrjetin social shkroi:
“…u mbajt gara ndërkombëtare në Itali, ku morën pjesë shumë sportistë nga i gjithë Globi. Arrita të fitoj me “ippon” të gjitha ndeshjet. Jam shumë krenar që ngre lart dhe krenohem me Flamurin Kuq e Zi”