Gjetja e pazakontë në Egjipt, arkeologët zbulojnë mijëra kafshë të mumifikuara

Mbi dy mijë koka bagëtish (dashë) të mumifikuara janë gjetur pranë një strukture të Egjiptit të lashtë, në tempullin e Abidos të mbretit Ramses II. Ministria egjiptiane e Turizmit dhe Antikitetit beson se mbetjet e mumifikuara janë lënë në këtë zonë (rreth 365 km në jug të Kajros së sotëm) për të nderuar mbretin Ramses i dytë, 1 mijë vite pas vdekjes së tij, afro 3 mijë vite para.

Arkeologët nga Universiteti i Neë York-ut kanë zbuluar gjithashtu dhe një grup kafshësh të tjera të mumifikuara, si qen, dhi të egra, lopë, dele, drerë dhe struca. Bashkë me kafshët, arkeologët kanë zbuluar gjithashtu një mur prej tulla balte që daton të jetë afro 4 mijë vjeçar si dhe disa objekte të lashta (foto më poshtë).