“Vrava demonët” Greqi, 17 vjeçari i merr jetën të ëmës

Në orët e mëngjesit të kësaj të marte, një krim i rëndë ka ndodhur në Nea Smyrni të Athinës, atje ku një 17 vjeçar ka vrarë të ëmën duke e qëlluar me thikë. Siç raportoi “Protothema” adoleshenti ka dalë nga apartamenti i mbuluar në gjak dhe ka nisur të bërtasë “vrava demonët”

Fqinjët e familjes treguan për median se adoleshenti kishte probleme dhe se disa prej tyre kishin tentuar ta ndihmonin 17 vjeçarin për t’u kuruar.

“Ai fëmijë kishte një sërë problemesh… edhe e ëma. Njëherë telefonova “Buzëqeshjen e Fëmijës” (Organizatë jofitimprurëse në ndihmë të fëmijëve) dhe u tregova për këtë djalë që ka nevojë për ndihmë. Nuk erdhi njeri ta shohë. Po prisja të ndodhte diçka e tillë. Ai zbriti gjysëm i zhveshur këtë mëngjes… po bërtiste duke thënë ‘vrava demonët’.”-tha një banor i zonës.

“Ai fëmijët kishte diçka që nuk shkonte, por unë përherë e kam parë pranë të ëmës. Dje e pashë në kishë me nënën, më përshëndetën dhe gjithçka dukej mirë”-tha një fqinjë tjetër e familjes.