Fotolajm, shqiptari fshihet në çatinë e godinës për t’i shpëtuar policisë britanike

Oficerët e policisë angleze shkuan në banesën e tij në Liverpool, pasi morën informacione se atje kishte një shtëpi hashashi. 32 vjeçari shqiptar i quajtur Etmond Lika u ngjit në çati për t’i shpëtuar oficerëve dhe momenti kur ai ndodhet mbi kokën e një oficeri, ka bërë bujë në median britanike.

Më vonë 32 vjeçari u arrestua. Ngjarja ndodhi në shkurt të këtij viti, ndërsa së fundmi gjykata vendosi për dënimin e të riut me 2 vite e 4 muaj burg.

Shtëpia me lëndë narkotike u zbulua falë denoncimit të një bravandreqësi, i cili kishte shkuar në ambientet e godinës për të punuar, duke kuptuar se kishte të bënte me një shtëpi bari. Mandej ka qenë ai që ka njoftuar policinë. Në shtëpinë në fjalë ndodhej pikërisht 32 vjeçari shqiptar, i cili ruante e kujdesej për bimët narkotike.