“Sërfisti” 90 vjeçar i Japonisë: Derisa të jem 100, do të ndjek dallgët

Për shumicën dërrmuese të jetës drejtues i një kompanie… por kur ishte 80 vjeçar, ky burrë nga Japonia vendosi të ngjisë malin më të lartë të vendit. Pasi ngjiti malin Fuxhi, Seiichi Sano mendoi të nisë një ‘sport’ disi më të vështirë… sërfin në oqean.

Këtë vit Sano mbush 90 vjeç dhe pasi u njoh nga rekordet Guinness si sërfisti më i vjetër në moshë, tanimë i moshuari është gati për të tjera sfida.

“Hedhje nga lartësia (Bungee- junping)? Jo nuk e bëj, shumë e frikshme”-thotë për Associated Press me nota humori 90 vjeçari.

“Besoj do të ishte interesante të bëja sërf në det, derisa të mbush 100 vjeç… më duket se kujdesem më mirë për veten kur po vetes, i vendos disa objektiva të tilla. Edhe tani, po kujdesem më shumë për veten sesa dikur”-tha Sano.

AP shkuan se Sano jeton afro 20 minuta larg qytetit Yokohama dhe në shumicën e fundjavave, del në det për të bërë sërf. Inspirim për të, siç thotë i moshuari, ka qenë një punonjës banke që përherë ishte në formë. Sano e kishte pyetur dhe punonjësi i bankës i kishte treguar se sekreti i tij kishte qenë sërfimi në det.

“Nuk e konsideroj veten një të moshuar. Kurrë nuk e kam menduar veten të tillë. Përherë ndjej se mund të shkoj përpara, se mund ta shijoj jetën”-tha 90 vjeçari.

Sano ende punon në biznesin e tij, i cili furnizon kompanitë e ndërtimit. 90 vjeçari punon në orarin zyrtar 9 deri në 5 të pasdites.