Ishte viti 1973 kur inxhinieri amerikan Martin Cooper bëri telefonatën e parë me celularin e shpikur prej tij në një prej rrugëve të Neë York-ut. Atë ditë njerëzit e shihnin të çuditur inxhinierin, pasi hera e parë që një celular po përdorej në botë.
“Ky është celulari i parë, i aftë për të bërë një gjë, të mund të flasësh dhe dëgjosh.”-thotë Cooper.
Por sot globi, 5 dekada më vonë, ka ndryshuar rrënjësisht teknologjinë e informacionit. Në një intervistë për AFP-në (agjencia franceze e lajmeve), shpikësi i telefonit të parë celular, thotë se ndihet shumë keq kur sheh njerëzit gjithmonë kokëulur, duke parë smartfonin e tyre. Vetë Cooper e ka një smartfon, por thotë se e përdor celularin më së shumti për një funksion, të mund të flasë në të.
VIDEO: Martin Cooper, an American engineer dubbed the "Father of the cell phone," says the neat little device we all have in our pockets has almost boundless potential, but right now, we can be a little obsessed. pic.twitter.com/zyxxhu8oiH
— AFP News Agency (@AFP) March 31, 2023
“Njerëzit i shohin celularët më shumë se ç’duhet, kanë ngecur tek to. Më duhet t’ju them se ndihem i keqardhur kur shoh njerëzit që kalojnë rrugën dhe sytë i kanë tek celulari. Kjo është diçka që e sheh shpesh dhe ata kanë luajtur mendsh”-thotë me tone humori krijuesi i celularit të parë në botë.
Inxhinieri shpreson se në të ardhmen, celularët do të përdoret në mënyrë më efektive.
“Në të ardhmen mund të shpresojmë se celularët do të revolucionalizojnë edukimin, po ashtu dhe kujdesin shëndetësor. Ka një potencial, e di që duket e ekzagjeruar, por unë dua të di nëse brenda një apo dy gjeneratave, ne do të mund të eliminojmë sëmundjet”-tha Cooper.