Video, momenti kur nëna përqafon të birin që kishte humbur në pyll

Një moment gëzimi për një nënë e cila kishte humbur të birin 4 vjeçar. Pas disa orësh kërkime, një grup oficerësh të policisë së Neë Jersey, mundën të gjejnë vogëlushin që ishte larguar nga shtëpia drejt pyllit e mandej kishte humbur.

“Më humbi këpuca”-thotë mes të qarave i mituri teksa përqafohet me të ëmën.

Në krah të 4 vjeçarit kishte qëndruar qeni i familjes, i cili nuk e kishte braktisur vogëlushin për asnjë moment.