Video përlotëse, momenti kur babai zbulon se e bija i ka shpëtuar jetën duke i dhuruar njërën veshkë

Afro 15 vite më parë, Xhon Ivanovski (John Ivanowski) kishte humbur të birin si pasojë e një sëmundje të rëndë (kancer). Por tanimë një sëmundje në veshka ia kishte vështirësuar jetën 60 vjeçarit. Xhoni ishte në pritje të një donatori veshke dhe kishte mohuar disa herë propozimin e vajzës së tij 26 vjeçe Delejn (Delayne), që të ishte ajo donatorja.

“Mendoja me veten, unë një djalë e humba… e nëse do t’i ndodhte diçka vajzës sime, nuk e di se çfarë do të bëja”-thotë për abcneës 60 vjeçari, fill pasi transplanti u krye.

Por për të bijën, dilema mes shpëtimit të jetës së të atit dhe mërzisë e kundërshtimit të këtij të fundit, kishte qenë e thjeshtë.

“Isha e qartë, do ta bëja ndërhyrjen. Nuk më interesonte nëse babai do të mërzitej me mua. Nuk më interesonte edhe nëse më nxirrte nga shtëpia, por unë s’mund ta lija atë të qëndronte i lidhur me një makineri dialize”-rrëfeu 26 vjeçarja.

Delejn në fshehtësi kishte nisur për afro 9 muaj, trajtimet dhe dietat e nevojshme për t’u bërë dhuruesja për të atin. 60 vjeçari e mësoi të vërtetën vetëm në momentin pasi transplanti ishte kryer… dhe kur e bija i vjen në dhomën e spitalit.

Kur sheh të bijën dhe kupton se ajo kishte kryer donacionin e veshkës për të, ky baba shpërthen në lot.

@delayne_i watch my dad find out that I was his anonymous kidney donor after keeping it a secret for 8 months ? grab a tissue! ##fyp##kidneydonor ♬ original sound – Delayne