Finlanda i bashkohet sot NATO-s

Para Ministrisë së Jashtme të Finlandës (foto mësipërme) valëviten flamuri kombëtar dhe ai i NATO-s, pikërisht në godinën që u ngrit në këmbë për t’i shërbyer dikur ushtrisë perandorake ruse në shekullin e XIX-të.

Finlanda do të jetë këtë të martë zyrtarisht anëtarja më e re e aleancës (shteti i 31-të), ndërsa ceremonia e pranimit zhvillohet këtë pasdie në Bruksel.

Hyrja e Finlandës në NATO u nxit nga nisja e luftës ruse në Ukrainë, e cila ka mbi një vit që zhvillohet e deri më tani u ka marrë jetën dhjetëra mijërave.

 Finlanda ndan një kufi të gjatë me Rusinë, prej mëse 1 mijë kilometrash.