Finlanda i bashkohet NATO-s

Kjo e martë ka shënuar zgjerimin e aleancës së atlantikut të veriut me hyrjen e Finlandës, një lëvizje e cila vjen mëse 1 vit pas nisjes së luftës që Rusia solli në Ukrainë.

Me hyrjen e Finlandës në NATO, tashmë aleanca ka dyfish më shumë kufij me Rusinë. Prej dekadash Finlanda kishte ruajtur një politikë neutraliteti, derisa pushtimi rus në Ukrainë ndryshoi balancat.

Foto: Associated Press

“Ekopa e neutralitetit ka përfunduar, një tjetër erë ka nisur”-tha Presidenti i Finlandës Sauli Niinisto, pak para se flamuri bardhe e blu t’i bashkohej valëvitjes së 30 flamujve të shteteve të tjera, anëtare të Aleancës.

“Më vjen të them se kjo mbase është e vetmja gjë për të cilën duhet të falenderojmë Putin, sepse ajo që ai bëri, bëri shtetet e tjera të kuptojnë se duhet të lëvizin për të parë mbrojtjen e tyre kombëtare dhe mundësinë e përballjes me tjera agresione ruse”-tha Sekretari i Shtetit Antony Blinken, para se të pranonte dokumentat zyrtare që pranimit të Finlandës në NATO.

Rusia ndërkohë ka paralajmëruar se do të ndërmarrë ‘kundërmasa’ për të adresuar atë që ajo e konsideron një tjetër kërcënim për sigurinë e tyre territoriale. Njëkohësisht, forca shtesë janë vendosur në kufirin mes Rusisë e Finlandës.