Greqi, 17 vjeçarja shqiptare humb jetën para syve të të atit, mister shkaku

Media greke ka publikuar së fundmi mbi rastin tragjik të një 17 vjeçareje shqiptare, e cila ka humbur jetën në rrethana të mistershme.

Ngjarja ka ndodhur në Amfilochia, ndësa 17 vjeçarja po udhëtonte me të atin nga Shqipëria në Greqi. Vajza është ndier keq dhe ka humbur ndjenjat. I shqetësuar, i ati e ka dërguar të bijën në qendrën shëndetësore të Amfilochia-s, por për adoleshenten nuk u bë dot asgjë… ajo ndërroi jetë.

Siç raporton media greke, shkaku i vdekjes së të miturës mbetet ende mister, ndërsa do të jetë autopsia ajo që do të hedhë dritë mbi të vërtetën.