Vlorë: Prej 5 ditësh asnjë kontakt me familjen,  58 vjeçari kallëzon humbjen e bashkëshortes

Një 58 vjeçar ka kallëzuar pranë autoriteteve humbjen e të shoqes, e cila rezulton të këtë humbur konktaktet me familjen prej ditësh. Para hetuesve 58 vjeçari ka deklaruar se që prej 5 ditësh, e shoqja 52 vjeçe nuk ka patur asnjë kontakt me familjen.

“Më datë 05.04.2023, në Komisariatin e Policisë Vlorë, ka kallëzuar shtetasi V. V., 58 vjeç, se prej datës 01.04.2023, ka humbur kontaktet me bashkëshorten e tij, shtetasen B. Z., 52 vjeçe, pasi ajo është larguar nga banesa. Punohet për gjetjen e saj.”-njoftoi policia.