Altini 12 vjeçar, tanimë po bëhet gati për t’u operuar. E para ndërhyrje do të bëhet në këmbën e tij të majtë, e cila është dhe në gjendje më të rënduar. Kupa e gjurit të këmbës është e dalë plotësisht nga vendi, duke i sjellë dhimbje të pamata vogëlushit.
Mjeku shpjegoi se ndërhyrja e kryer ka të bëjë me prerjen e kockës e rivendosjen në vendin e saj, më pas ristrukturimin e ligamentit, në mënyrë që kupa e gjurit të Altinit të vihet në vend.
Pas dy vitesh vuajtje, këtë ëndërr Alinit, ia bënë realitet shqiptarët bamirës.
“Sot do të operoj këmbën… këtë ditë e kam pritur shumë, të bëhem si gjithë të tjerët. Të shkoj në shkollë, të eci vetë. Mendoj se ndërhyrja do të dalë me sukses. Besoj shumë se do të luaj dhe unë, me motrën me vëllain, se do të rikthehem në shkollë. E kam lënë në dorë të Zotit e në dorë të doktorit. I kam mbledhur të gjitha forcat dhe jam gati.”-tha mes lotëve 12 vjeçari.