Shkodër, 18 vjeçari qëllon me thikë tre bashkëmoshatarë të tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen “Qemal Stafa” në Shkodër, atje ku një 18 vjeçar ka qëlluar me thikë tre bashkëmoshatarë të tij.

Mesa mësohet paraprakisht, sherri mes të rinjve ka nisur në një lokal e mandej në ambientet jashtë tij. Ende nuk dihet shkaku i konfliktit që solli plagosjen e tre personave. Policia njoftoi se 18 vjeçari që qëlloi me thikë është larguar. Autoritetet janë vënë në ndjekje të tij si dhe kanë parë kamerat e sigurisë për të hedhur dritë mbi dinamikën e ngjarjes.

Ndërkohë të lënduarit janë dërguar në spital. Njëri prej tyre raportohet të jetë në gjendje të rënduar.

“Rreth orës 12:30, në lagjen “Qemal Stafa”, në rrethana ende të paqarta, shtetasi A. H., rreth 18 vjeç ka dëmtuar me mjet prerës 3 bashkëmoshatarë të tij të cilët po marrin asistencën mjekësore në spital.Shërbimet e Policisë janë vënë të ndjekje të autorit dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë, me qëllim kapjen e tij.Gjithashtu, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”-njoftuan autoritetet.