Teleskopi hapësinor James Webb ka mundur të ‘fotografojë’ një imazh të qartë të një prej planetëve të akullt të sistemit tonë diellor, Uranit. Imazhi i ri tregon në detaje unazat e zbehta të planetit masiv si dhe atmosferën e tij.
Urani është planeti i 7-të në sistemin tonë dielor dhe ka veçori mjaft unike. Urani ka një kënd rrotullimi prej 97.7 gradësh duke bërë që në polet e planetit të ketë mot ekstrem. Planetit i duhen 84 vite që të kryejë një rrotullim përreth diellit (Tokës i duhet 1 vit) dhe polet për disa vite përjetojnë ditë e për disa vite të tjera errësirë totale.
Teleskopi James Webb ka mundur të kapë 11 nga 13 unazat e Uranit si dhe disa nga 27 hënat që ka ky planet. Të gjitha këto detaje u kapën për vetëm 12 minuta, kohë në të cilën teleskopi u drejtua kah planetit të akullt.