Në emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët” e ftuar speciale ishte nëna e Altinit, 12 vjeçarit që prej dy vitesh nuk mundi dot të ecte lirisht, për shkak të problemeve të tij me kupat e gjunjëve.
Altini rrezikonte të mbetej në një karrige me rrota nëse nuk kryente ndërhyrjet e nevojshme për të sistemuar me kirurgji gjunjët. Pas lajmit se fondet për kurim u mblodhën e pas gëzimit që provuam të gjithë kur mësuam se ndërhyrja e parë kishte përfunduar me sukses, nëna e Altinit na dha një tjetër lajm të gëzueshëm. Valmira zgjodhi ta rrëfejë lajmin në emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët”.
“Ndjehem shumë e lumtur, ka filluar të ecë, sepse operacioni ka shkuar shumë mirë. Jam tepër e gëzuar. Falenderoj shqiptarët, Elvisin, Sidritin dhe të gjithë ata që kanë kontribuar për tim bir. “-tha nëna.