“Dimër” në muajin prill… qafa e Llogarasë ‘vishet’ nga dëbora

Edhe pse jemi në muajin prill, duket se në zonat malore temperatura dhe kushtet atmosferike i përngjajnë më shumë kohës së dimrit.

Konkretisht në qafën e Llogarasë ka patur reshje dëbore dhe temperatura mjaft të ulëta. Borëpastrueset kanë mbërritur në zonë për të bërë të mundur hapjen e rrugës.