Itali, 12 vjeçarit shqiptar i bie përsipër porta metalike… gjithçka ndodh para syve të të atit

Mes jetës dhe vdekjes… në gjendje kritike shëndetësore.

Kështu shkruan media italiane për një vogëlush 12 vjeçar me origjinë nga Shqipëria, i cili u godit nga porta e jashtme e shtëpisë së tij në Abruzzo. 12 vjeçari kishte dalë jashtë në oborr për të luajtur, ndërsa i ati ndodhej aty pranë teksa po punonte me disa riparime.

Për arsye që ende mbeten për t’u zbuluar, dera metalike ka rënë duke e vënë përfund të miturin. I ati i 12 vjeçarit ka shkuar me shpejtësi për të ngritur peshën, por nuk ka mundur dot pasi dera diku ka ngecur. Në pamundësi për të lëvizur peshën nga trupi i të birit, ai ka bërtitur mes lotëve për ndihmë.

Disa prej fqinjëve të tij i kanë ardhur në ndihmë dhe së bashku kanë mundur të ngrenë derën e ta dërgojnë fëmijën me urgjencë drejt spitalit. Siç shkruan liberoquotidiano, vogëlushi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spital, mes jetës dhe vdekjes.

Hetuesit ndërkohë kanë nisur punën për të hedhur dritë mbi shkakun që e rrëzoi derën metalike