Video e ortekut masiv të dëborës në alpet franceze… 4 persona ndërrojnë jetë

Një ‘mur’ me dëborë u filmua nga kamerat e sigurisë së një resorti turistik pranë Malit të Bardhë (Mont Blanc) në juglindje të Francës. Orteku masiv i mori jetën 4 personave. Siç raporton BBC-ja, viktimat mendohet të jenë një grup alpinistësh, të cilët u përballën me furinë që shkaktoi orteku.

Pamjet video të përcjella nga BBC-ja, u postuan nga një rezort skish në Contamines- Montjoie. Në video shihet sesi orteku bie nga një zonë me akullnaja në Dômes de Miage.

Autoritetet franceze kanë nisur punën përmes ekipeve të shpëtimit, pasi mendohet se mund të ketë të tjera viktima.