“Problemet me zhvillimin janë theksuar” Ekspertët të shqetësuar: Jo celular para moshës 4 vjeç

Telefoni celular apo tableti, shihen si një ‘armik’ serioz për zhvillimin mendor e social të fëmijëve. Por duket se një fakt i tillë, i studiuar ndjeshëm kudo nëpër botë, nuk po merret në konsideratë nga shumë familje shqiptare, të cilat u japin fëmijëve të vegjël celularin në dorë.

Një specialist i shëndetit publik rrëfeu për në  intervistë për abcnews, se të miturit që përdorin me orë celularin shfaqin dukshëm probleme me komunikimin dhe vëmendjen.

“Lidhen  me gjuhën e kuptuar, të folur, por edhe në sjellje. S’di si të ndërveprojë me moshatarët e tij.  Mund të ketë fjalor të pasur, por ai vetë nuk di të komunikojë në mënyrë funksionale. Nuk shijon ushqimin  që ka përpara, nuk percepton sasinë e ushqimit që ha. Vëmendja nuk është e fokusuar tek aktiviteti i përditshëm, humbet interesin, mund të jenë pasiv ose të shpërqëndruar.

Ne duhet të bëhemi shokë të lojës së tyre.  Një fëmijë është ende i pazhvilluar nga ana neurologjike, e ka të vështirë të kuptojë çfarë thuhet nga ekrani. Deri në moshën 3 vjeç e gjysmë 4 sa të ketë pjekurinë e neuroneve të tij të mos ekspozohet ndaj ekraneve. “-tha eksperti.