Foto, arkeologët zbulojnë disa simbole misterioze të gdhendura në gurët e shkretërirës së Katarit

Arkeologët kanë nxjerrë nga pluhuri i kohës disa qindra gdhendje shkëmbore (petroglife) në shkretëtirën e Katarit në Al Jassasiya.

 “Megjithëse arti shkëmbor është i zakonshëm në Gadishullin Arabik, disa nga gdhendjet në Al Jassasiya janë unike dhe nuk mund të gjenden askund tjetër,” tha për CNN Ferhan Sakal, kreu i gërmimeve dhe menaxhimit të vendit në Muzetë e Katarit.

Petroglifet kanë një variete me forma, ndërsa ato më dominante janë kompozime në formë kupe, të renditura në modele të ndryshme. Disa prej këtyre gdhendjeve vijnë në dy rreshta paralelë me 7 vrima.

Disa prej studiuesve kanë spekuluar se në këtë rast mund të kemi të bëjmë me gdhendje që janë përdorur për të luajtur ‘mancala’, një lloj loje ku dy garues hedhin gurë në vrima. Disa të tjerë e kanë kundërshtuar këtë ide me argumentin se shumë nga petroglifet në fjalë janë gjetur në terren të pjerrët.

Disa të tjerë gjykojnë se petroglifet që portretizojnë kupat mund të kenë qenë sisteme për të llogaritur kohën dhe baticat.

“Është shumë e vështirë të japësh një përgjigje. Nuk kemi të dhëna direkte për mënyrën sesi këto petroglife janë përdorur. Në opinionin tim atom und të kenë shërbyer për rituale të caktuar.”-tha drejtuesi ekipit arkeologjik Sakal.

Në lidhje me kohën kur këto gdhendje janë kryer, Sakal tha se as kjo pyetje nuk e ka një përgjigje, pasi datimi i artit mbi gurë është tepër i vështirë.