Tiranë, një 13 vjeçar largohet nga shtëpia e fëmijës

Punonjësit e shtëpisë së fëmijës “Zyber Hallulli” në Tiranë kanë raportuar tek autoritetet për largimin e zhdukjen e një jetimi 13 vjeçar. Njoftimin për largimin e 13 vjeçarit e ka kryer një punonjës 32 vjeçar.

“Në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur shtetasi S. T., 32 vjeç, punonjës në shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli”, i cili ka kallëzuar se është larguar një 13-vjeçar që qëndronte në këtë institucion. Punohet për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.”-njoftoi policia.