E vetme rriti tre fëmijë… i shoqi iku nga kjo botë nga leuçemia akute. Por shpirti i është copëtuar kësaj të moshuare, sepse mbesa e saj 13 vjeçe, sot përballet me të njëjtën sëmundje të mallkuar.
E për nënë Lirinë nuk ka mbetur veçse të qajë me dënesë, t’i drejtohet me lutje Zotit. Pranë saj është mbesa tjetër, Eleni, motra e Stefanisë… 16 vjeçarja i qëndron pranë gjyshes, e cila po përjeton sërish të njëjtin makth.
“A t’u bëftë nëna moj Stefania… (qan) Moj Eleni të keqen (qan me dënesë), Stefania është sëmurë… vajza është shumë keq
Kam vuajtur gjithë jetën… më vdiq bashkëshorti me këtë diagnozë që është dhe Stefania. Si e durova hidhërimin e tim shoqi, kisha 3 fëmijë për të rritur… (qan) tanimë edhe vajza, mbesa. Dhimbja është në kockë si i thonë, nuk durohet dot më.”-thotë nënë Liria.
E moshuara ka vetëm një lutje…
“Nuk dua unë më jetë, t’i marri Stefania ditët e mia… Zotit i lutem. Ju lutem të gjithëve, më ndihmoni vajzën, ju lutem, ju lutem…”-thotë ajo mes lotëve.