Greqi,  52 vjeçarja shqiptare tenton të djegë të gjallë të shoqin

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Agios Panteleimon në Florina, atje ku një grua 52 vjeçare tentoi të djegë te gjallë të shoqin, një 57 vjeçar. Burrë e grua me origjinë të dy nga Shqipëria, kishin patur një debat të ashpër mes tyre, e fill pas konfliktit verbal, gruaja i ka hedhur terpentinë të shoqin e ka tentuar t’i vërë flakën.

Siç raporton media greke, të bërtiturat e burrit kanë alarmuar fqinjët, të cilët kanë telefonuar policinë. Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, oficerët kanë arrestuar 52 vjeçaren, ndërsa i shoqi i kësaj të fundit u dërgua me urgjencë në spital për mjekimin e të djegurave.

“Protothema” raportoi se gruaja tentoi të justifikohet duke u thënë oficerëve se ajo kishte dashur të shpëtonte të shoqin e jo ta digjte, pasi sipas saj i shoqi kishte tentuar të vetëflijohej. Pretendimet e gruas nuk u morën në konsideratë, ndërsa këtë të enjte ajo doli para gjykatës në Athinë.