Shëngjin,punëtori 48 vjeçar bie nga skela… ndërron jetë rrugës për në spital

Një punëtor në moshën 48 vjeçare ka humbur jetën tragjikisht këtë të shtunë, pasi ka rënë nga lartësia e një skele në Shëngjin. A.Lazri po punonte në një godinë në ndërtim në zonën e Kunes, kur ka rënë aksidentalisht nga lartësia. 48 vjeçari është dërguar në spital, por nuk ka mundur t’i mbijetojë dot plagëve të marra.

Policia ndërkohë ka shoqëruar në komisariat administratorin e firmës.

Njoftimi i policisë: 

Rreth orës 08:00, në Shëngjin, në Kune, shtetasi A. L. 45 vjeç, banues në Kallmet, duke punuar në një objekt në ndërtim e sipër, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë e dëmtimeve fizike të marra, ka ndërruar jetë.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme proceduriale administratorin e firmës që po kryen punimet në këtë objekt, shtetasin A. K.

Gjithashtu, grupi hetimor vazhdon veprimet verifikuese hetimore në lidhje me zbatimin e rregullave teknike në punë dhe të dokumentacioneve, me qëllim sqarimin e plotë të rrethanava të ngjarjes