Gjykata e Korçës lë në burg kryeplakun 29 vjeçar, akuzohet për dhunimin e  një vajze 23 vjeçare

Gjykata e Korçës ka pranuar kërkesën e prokurorisë për të caktuar masë sigurie ‘arrest me burg’ për 29 vjeçarin Ervis Rrapo, kryeplakun e fshatit Rehovë i cili akuzohet për përdhunimin e një 23 vjeçareje nga i njëjti fshat.

Seanca u mbajt me dyer të mbyllura. I riu nuk i ka pranuar akuzat e dhunimit seksual, ndërsa organi i akuzës ka paraqitur prova e fakte që implikojnë 29 vjeçarin.

Rrapo ka deklaruar se gjithçka është bërë në shenjë hakmarrje nga ana e babait të vajzës, me të cilin rezulton se i riu ka patur një konflikt. Babai i vajzës 23 vjeçe deklaroi në policinë e Korçës që e pa të bijën të zhveshur, ndërsa në shtëpinë e tij ndodhej 29 vjeçari.