Sot William Thomas është 80 vjeçar… dhe ende vijon të punojë si pastrues trenash. BBC i ka kushtuar një artikull të moshuarit i cili punon edhe në turnet e natës.
I moshuari së bashku me disa pastrues të tjerë, pastrojnë gjatë një turni afro 18-25 vagonë trenash. Forcat nuk e kanë lënë dhe siç thotë i moshuari, s’ka ndërmend të largohet.
“Kurrë nuk e kisha menduar se do të punoja deri në kët moshë… por punën e dua. Do të dorëhiqem kur të shoh se nuk e bëj dot më punën mirë.”-thotë 80 vjeçari i cili ka mbi 25 vite që e bën këtë detyrë.
I moshuari ka tre fëmijë, tre nipa e mbesa si dhe 4 stërnipa e stërmbesa. Gzetari i BBC-së e pyet të moshuarin se cili është ‘sekreti’ i tij për një shëndet e mendje të mirë.
“Duhet të hash mirë, të mos pish alkool dhe të largohesh nga duhani”-thotë i moshuari i cili përgjithësisht e nis punën pasdite dhe e lë turnin rreth orës 02:30 të natës.
80 vjeçari shpjegon gjithashtu se ditët më të lodhshme janë të shtunat, kohë kur ka shumë njerëz nëpër trena e për rrjedhojë edhe më shumë papastërti.
“Është e bezdisshme, por nga ana tjetër nuk ka asnjë vlerë të ankohesh sepse kjo është puna jonë dhe ne duhet ta kryejmë atë”-tha i moshuari.