Pamje, fshati polak ku 6 mijë banorë jetojnë në një rrugë të vetme

Një fshat në Poloni ka tërhequr vëmendje në rrjetet sociale, për shkak të një veçantie të rrallë… të gjithë banorët e këtij fshati, afro 6 mijë persona, jetojnë të gjithë në të njëjtën rrugë.

Fshati i cili quhet Suloszowa , ka një rrugë të gjatë rreth 9 kilometra e cila ‘lidh’ të gjitha banesat e fshatit. Fshati ndodhet pranë Krakovit dhe falë vendosjes së tij të pazakontë, është kthyer në një atraksion turistik.