Detajet: 19 vjeçari që humbi jetën në Tiranë, shkak dyshohet të ketë qenë një vajzë

Një ngjarje e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të së martës në Tiranë, fare pranë gjimnazit “Partizani”, atje ku një 19 vjeçar është vrarë me goditje thike. Viktima është identifikuar si Stiven Tokshezi, ndërsa dy janë autorët e dyshuar të ngjarjes së rëndë. Njëri prej tyre (18 vjeçari Ensi Maze) është arrestuar nga ana e policisë.

Autori tjetër Aksel Hoxhaj, po 18 vjeçar, është ende në arrati. Viktima ka qenë duke u kthyer nga puna së bashku me një mikun e tij, ndërsa dy autorët i kanë bërë pritë.

Pista ku po heton policia është një konflikt mes të rinjve për një vajzë, të dashurën e viktimës 19 vjeçare. Tokshezi ishte konfliktuar me të rinjë afro dy javë më parë, pasi këta të fundit i kishin ngacmuar të dashurën. Në shenjë hakmarrje për rrahjen që kishin pësuar, dy 18 vjeçarët kanë shkuar të qëllojnë me armë të ftohtë të ndjerin, duke i marrë kësisoj jetën.

19 vjeçari ndodhej pranë shtëpisë së tij në momentin kur është qëlluar. Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë njoftuar ambulancën, por i riu nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë pak minuta pasi ka mbërritur në spital