Elon Musk i hyn garës për krijimin e modeleve të inteligjencës artificale, e quan “TruthGPT”

Miliarderi Elon  Muska ka deklaruar së fundmi në një intervistë për Fox News, se po mendon të hedhë në treg një kompani për krijimin e inteligjencës artificiale, produktin e të cilës ai thotë se do ta quajë “TruthGPT”.

Musk tha se shumë prej modeleve gjuhësore që tashmë janë në treg si “ChatGPT” apo modeli i Google “Bard”, nuk synojnë të vërtetën. Më tutje Musk theksoi se qëllimi i “TruthGPT do të jetë një inteligjencë artificiale që tenton të kuptojë natyrën e universit” dhe se “më shpresë, do të bëjë më shumë të mirë sesa të keqe”.

CEO i Twitter pranoi se po ‘hyn vonë’ në garë për krijimin e perfeksionimin e këtyre modeleve. Thashethemet për krijimin e një tjetër modeli nga ana e Elon Musk janë shtuar ndjeshëm kohët e fundit, teksa ai dorëzoi një seri me dokumente për hapjen e një kompanie të quajtur “X.AI Corp” si dhe marrjen në punë të një seri studiuesish të fushës.

Musk tha se iniciativa e tij vjen si pasojë e shqetësimit me të cilin ai e vështron drejtimin ku po shkon krijimi i modeleve të inteligjencës artificiale. Dikur ai ishte një prej mbështetësve të OpenAI, kompania e cila zotëron “ChatGPT”, e madje e ndihmoi edhe financiarisht hapjen e saj në vitin 2015. Por që prej vitit 2018, Musk e distancoi veten nga kompania, fill pas disa përplasjeve me drejtuesin e Open AI, Sam Altman. Më tutje, Musk hodhi disa akuza në drejtim të Open Ai, duke thënë se qëllimi i tyre ka ndryshuar kah përfitimit financiar dhe se ata po punojnë/bashkëpunojnë me Microsoft.