Në ndihmë të nevojtarëve në këtë muaj të madhëruar të Ramazanit

Së bashku me një sërë bamirësish shqiptarë, Fondacioni Firdeus ka nisur tashmë përgatitjet për shpërndarjen e ndihmave në ushqime për nevojtarët kudo në Shqipëri. Jemi në muajin e bekuar të Ramazanit, dhe dalja në krah të të vobektëve është një përgjegjësi që na mbush me gëzim.