Restoranti me kuzhinë tradicionale shqiptare, një ndër 100 më të mirët në New York

Gazeta “The New York Times” ka publikuar së fundmi një artikull mbi 100 restorantet më të mira në New York… mes tyre ndodhet dhe një restorant shqiptar i cili shërben kuzhinën tonë tradicionale.

Në mesin e afro 27 mijë restoranteve, “Ç’ka Ka Qëllu” është një ndër 100 restoratet më të mira të vendit atje, i renditur në vendin e 94.

Restoranti gatuan vetëm ushqime tradicionale të Shqipërisë dhe Kosovës, ndërsa ambientet po ashtu kanë motive tradicionale. I drejtuar nga një shqiptar i Kosovës (Ramiz Kukaj), restoranti tanimë është i hapur në disa pika.

Restoranti i parë “Ç’ka Ka Qëllu” në Bronx, ishte një zë i vetëm në shkretëtirë, që na thërriste për të vlerësuar gatimet e Shqipërisë së veriut e Kosovës…Tanimë janë dy zëra të tjerë (restorante), njëri në Manhattan dhe tjetri në Connecticut. Pjesa më e madhe e menusë  është kuzhinë me bulmet, salca të pasura dhe të kulturuara me krem, djathtë të freskët e mish viçi të bukë”-shkruan Pete Wells, kritik i restoranteve.