“Babai i Hanës”… Dashuria e babait për të bijën

Mbase nuk gjen dashuri më të fortë, se ajo e një prindi për fëmijët… e këtë lidhje të pathyeshme, e tregon më së miri edhe dashuria e një babai për të bijën.

Kur vajza e këtij burri (foto më sipër) ishte 12 vjeçe, ajo kishte ngjyrosur një bluzë të bardhë si dhe kishte bërë një mbishkrim mbi të, ku shkruhej: “Hannah’ Dad” (babai i Hanës).

Babai i Hanës e ka ruajtur bluzën dhe e ka veshur në çdo arritje që ka patur e bija, duke filluar nga arritjet shkollore e deri më së fundmi, kohë kur e bija ka publikuar një libër.

Historinë e përshkroi vetë vajza përmes një postimi në rrjetin social, postim i cili shumë shpejt u bë viral.