Media amerikane ka publikuar së fundmi një video me të vërtetë prekëse, të një oficeri policie i cili ritakohet me një djalë. Plot 12 vite më parë në korrik të vitit 2011, oficeri Walter Sweeney, iu përgjigj një emergjence. Një fëmijë i vogël ishte mbytur në pishinë dhe personi që e kishte nxjerë nga uji kishte lajmëruar autoritetet. Oficeri kishte shkuar i pari në vendin e ngjarjes dhe përmes masazhit kardio-pulmonar, kishte mundur të rikthente në jetë vogëlushin.
“Ai ishte bërë blu në pjesën e buzëve dhe gishtërinjve… e godita disa herë në shpinë dhe mandej nisa t’I bëj CPR, derisa ai volli ujin dhe nisi të marrë frymë sërish.“-kujton polici.
Në atë kohë, Matheë (Methju) ishte 1 vjeç e gjysëm dhe jeta e tij u shpëtua falë ndërhyrjes në kohë të oficerit. Që prej asaj kohe, oficeri nuk e kishte parë më djalin. 12 vite kaluan dhe pak ditë më parë, polici mundi të ritakojë djalin, tanimë në moshën e adoleshencës.
Kjo është video e ritakimit të tyre.