Pamjet video, avioni rus hedh aksidentalisht bombë në qytetin e tij

Një avion luftarak rus Sukhoi-34, ka hedhur aksidentalisht një bombë në qytetin e Belgorod-it, afro 40 kilometër nga kufiri me Ukrainën.

Guvernatori i zonës Vyacheslav Gladkov, tha se tre persona mbetën të plagosur dhe disa ndërtesa u dëmtuan.

Avioni rus që hodhi bombë në qytetin e tij, la një krater prej 20 metrash. Shpërthimi ishte aq i fuqishëm saqë një makinë fluturoi në ajër dhe ra mbi taracën e një godine.