Pamjet, burri arrin t’i shpëtojë jetën të shoqes nga tornado që i mori jetën tre personave

Scott Curry dhe e shoqja kanë arritur t’i shpëtojnë për mrekulli një tornadoje që i mori jetën tre personave dhe u shkatërroi shtëpitë dhjetëra të tjerëve në Oklahoma të SHBA-ve.

BBC ka publikuar prononcimin e burrit në moshë, teksa ai rrëfen sesi tavani dhe disa mure të shtëpisë u shkatërruan plotësisht nga fuqia e erërave.

 “E dinim se një tornado ishte afruar nga lindja. Nisi të fryjë erë dhe vendosëm të shkojmë në një strehë. Në momentin kur ne ishim në kuzhinë, gjysma e tavanit të dhomës sonë ishte shkëputur prej erës së fuqishme. U mundova të mbaj time shoqe, pasi era po e tërhiqte përjashta. E mbajta mesa fuqi kisha…njërën dorë timen e fiksova në derë, ndërsa me tjetrën mbajta time shoqe. Kur ngrita kokën lart, ishte krijuar një vorbull e madhe. Mbase nuk ishte tornado vetë, por sipër kokave tona rrotulloheshin një sërë copash e mbeturinash”-tregoi burri.