Detajet, një konflikt 2 muaj më parë solli vrasjen e 20 vjeçarit në Tiranë

Konflikti që i mori jetën 20 Stiven Toshkezi, e ka zanafillën 2 muaj më parë e madje. Hetimet e deritanishme 20 vjeçari është konfliktuar dy muaj me parë me një 18 vjeçar me inicialet A.M për një vajzë. Sherri mes të rinjve ka ndodhur në afërsi të rrugës së Elbasanit dhe në momentin që i ndjeri me 18 vjeçarin janë konfliktuar, prezent ka qenë dhe Aksel Hoxhaj. Ky i fundit është autori i akuzuar për vrasjen e të riut javën që lamë pas në afërsi të gjimnazit Partizani në Tiranë.

Por edhe pse zanafilla ka qenë sherri i viktimës me shtetasin me inicialet A.M, ky i fundit nuk ka qenë prezent ditën kur Aksel Hoxhaj, në shoqërinë e  mikut të tij Ensi Maze, është përplasur e mandej ka qëlluar me thikë mbi 20 vjeçarin.

Kujtojmë se pas disa ditësh në kërkim, Aksel Hoxhaj u vetdorëzua në polici, ndërsa gjykata e Tiranës e la në masën e burgut pa afat. Një ditë më herët, gjykata vendosi masën e arrestit me burg edhe për Ensi Mazen.