Të dhënat e fundit për pjesëmarrjen në votimet në veri të Kosovës, çfarë thonë qytetarët

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka raportuar mbi përqindjen e pjesëmarrjes në zgjedhjet e parakohshme në 4 komunat me shumicë serbe në veri të vendit.

Deri në orën 15:00, kanë votuar 2.4% e qytetarëve, thënë ndryshe 1.092 votues nga 45.095 qytetarë me të drejtë vote.

Më konkretisht deri në orën 15:00:

-në Leposaviq ka pasur 110 votues, apo 0.83%.

-në Zubin Potok kanë votuar 240 votues apo 3.6%.

-në Zveçan kanë votuar 145 votues, apo 2.07%

-në Mitrovicën e Veriut 597 votues apo 3.3%.

Më poshtë një kronikë e REL, atje ku qytetarët (shqiptarë e serbë që jetojnë në Kosovës) japin mendimin e tyre në lidhje me zgjedhjet e kësaj të diele