Video e pazakontë… dreri masiv hyn në kinema

Një dre brilopatë është filmuar nga kamerat e sigurisë në një kinema në Alaska, teksa kafsha e egër hyn në ambientet e brendshme. Dreri masiv shikon punonjësen dhe mandej vendin ku shiten kokoshkat. Dreri më tutje shkon të hajë kokoshka dhe pas pak sekondash largohet… pa “paguar” apo “parë” ndonjë film.

Video është bërë virale në rrjetet sociale dhe u publikua nga mediat e huaja. Po sjellim videon, e cila u publikua edhe nga BBC.