Doktoreshë Eneida Toska, onkologe dhe studiuese është vlerësuar me çmimin “Kërkuesja e re” e vitit 2021 në SHBA, një arritje të cilën doktoresha e ka marrë në garë mes 20 mijë studiuesve.
E ftuar në “abc e mëngjesit”, dr. Toska ka marrë çmim në kërkimet e saj përkundrejt kancerit të gjirit, një prej sëmundjeve tumorale më të përhapura në glob.
Në studiojmë pse tumori i gjirit bën metastazë, pse nuk funksionojnë terapitë e të tilla aspekte. Shkenca tanimë nuk bëhet vetëm dhe ka nevojë të zhvillohet nënyrë interdisiplinare. Unë jam me fat që studioj kancerin e gjirit sepse është një nga tumoret që ne kemi pasur suksese të mëdha. Kanceri i gjirit ndahet në tre lloje dhe ka shumë kura, edhe kur kalon nëpër organe të tjera. Ne kemi zbuluar disa kombinime që nuk merret vetëm një lloj ilaçi, por edhe kombinimet e ndryshme. Fatkeqësisht kur tumori është në metastazë në disa organe të tjera, ai është më i vështiri. Është një kohë e bukur të studiosh këtë lloj tumori pasi ndihesh edhe më i lumtur se pacientët po jetojmë shumë e shumë më gjatë. Fatkeqësisht ka raste të këtij tumori edhe në moshat e reja, por jemi me fat që jemi në këtë moment të shkencës, pasi kemi shumë bashkëpunim e mjete për të krijuar kura të reja. Tumori është vërtetë heterogjen, në kuptimin që secilit pacient i duhet thënë një kurë preçize. Kjo kërkon kohë të gjatë dhe shumë punë sigurisht”-shpjegoi doktoreshë Toska.
Eneida ka 20 vite që jeton në SHBA. Ajo u largua nga Vlora me familjen, në moshën 15 vjeçare. Toksa rrëfeu se vitet e para kanë qenë të vështira.
“Mbaj mend që kur më ra llotaria amerikane, mendoja se nuk do të shkonim ndonjëherë. Por prindërit e mi kishin 10 vite që e bënin llotarinë. Kur erdhëm në Amerikë, ishte shumë e vështirë. Më kujtohet në atë kohë, në adoleshencë, nuk doja të ikja, të largohesha nga shoqet e klasës. Unë nuk e dija gjuhën apo kulturën amerikane. Në verë më kanë dërguar sërish në Shqipëri për të kaluar disa kohë. Por kur u ktheva, u integrova. Vijova studimin dhe jetën akademike. Vlora më mungon, se kur i largon detin vlonjatëve, ndihesh i stresuar. Jemi mësuar me detin.”-tha dr. Toska.
“Kur po aplikoja për programe doktorature, në Harvard nuk u pranova. Kujtoj që babai më tha në atë kohë të mos mërzitem.” Zgjodha “John Hopkins” (një ndër universitetet më të mira në botë për kërkimin shkencor), por më vonë në Harvard më ofruan një vend pune.-shpjegoi doktoresha.