Ndryshimet e reja në kodin rrugor: Pagesa gjobës, 50% më pak brenda 15 ditëve… hiqet pezullimi i patentës

Kush do të gjobitet nga policia rrugore, do të mund të paguajë vetëm gjysmën e vlerës së gjobës, nëse pagesa kryhet brenda 15 ditëve.

Ky është një ndër disa ndryshimet ligjore të kryera në kodin rrugor të Shqipërisë, ndryshime të cilat tashmë kanë hyrë në fuqi. Një tjetër ndryshim i miratuar ka të bëjë me heqjen e pezullimit të patentës, përkundrejt pagesës.

Gjithkush që kërkon të heqë sanksionin e pezullimit të lejes së drejtimit, do të mund të paguajë dyfishin e vlerës maksimale të sanksionit. (Një formë e tillë e pagesës, ka qenë e aksesueshme për qytetarët që kishin leje drejtimi të shteteve të huaja.) Pavarësisht këtij ndryshimi të fundit, shkelësve të rregullave të qarkullimit do t’u hiqen pikët  për çdo shkelje, deri në ezaurimin e tyre dhe mandej ristestimin.

Një tjetër ndryshim në kod, është ai që ka të bëjë me drejtuesit e rinj të automjeteve. Atyre nuk do t’u lejohet përdorimi i makinave me fuqi motorike të lartë brenda dy viteve të para të marrjes së patentës.

Një ndryshim tjetër, është fakti se vlefshmëria e patentave do të zgjatet në 15 vite.