Një lajm që na gëzon shumë… Elsi ka mbërritur tashmë në Itali për t’u kuruar.

21 vjeçari përballet me një sëmundje të rëndë ndërsa babai e nëna e tij nuk i kishin mundësitë ekonomike për ta kuruar jashtë shtetit djalin e tyre të vetëm.

Me shpresë të madhe tek shqiptarët, nënë e babë iu drejtuan për ndihmë bamirësve përmes emisionit “Shqiptarët për Shqiptarët”. Në më pak se 24 orë, mijëra njerëz zemërmirë u bënë bashkë dhe mundën të grumbullojnë fondet e nevojshme për Elsin, djalin nga Shkodra.

Nuk na mbetet tanimë veçse të lutemi e t’i urojmë Elsit shërim… dashtë Zoti, ai kthehet në atdhe i kuruar dhe me shëndet të plotë