“Mirëserdhët në shtëpinë tuaj” Nëna me tre jetimë gëzon me lot, shqiptarët i dhurojnë banesë të re

Sidriti e Meri Bejleri udhëtojnë me vajzat “diku” në Shkodër… ngjisin disa shkallë dhe përballë tyre është një derë. Një derë që nga pas, mban surprizën që shqiptarët bamirës bënë të mundur për këtë familje që vuajtjet i pati të mëdha.

Sidriti: Shtëpia e kujt është kjo vajza…?

Melisa: E jona..

Sidriti: Sa bukur e the, e juaja, e të gjithë juve…

Mira: Zoti ua shpërbleftë

Sidriti: Mira, siç je duke buzëqeshur tani, unë dua që kështu të vazhdosh. Të jetosh jetën tëndë për këta fëmijë

Mira: O Zot, sa e bukur… Zoti ju shpërbleftë, s’di si t’ju falenderoj…

Meri: Mirëserdhe në shtëpinë tënde Mira…

Mira: O Zot, sa e bukur…faleminderit, shumë shumë shumë…

Sidriti: Edmond, po të përqafoj njësoj sikur të të kishte përqafuar babushi ty… të jesh i bindur se dhe ai është mëse i gëzuar, që ju sheh të hyni në shtëpinë e re.

Mira: Zoti ua shpërbleftë juve, të gjithë shqiptarëve që kanë bërë të mundur këtë mrekulli për ne. Kushdo të jenë ata, Zoti ua shpërbleftë. Ne nuk kemi mundur me ua kthy, por Zoti ka me ia shpërbly, se ai nuk harron kurrë.