Ende pa nisur stina e verës, në disa zona të Spanjës janë shënuar rekorde të reja të temperaturës së lartë. Media vendase raporton se në Kordoba (jugu Spanjës) temperatura ka arritur një rekord historik për muajin prill, duke shënuar 38.8 gradë celcius.
Shkak i rritjes së ndjeshme të temperaturës në këtë fund të prillit, është një valë e nxehtë dhe e thatë ajri që vjen nga Afrika e Veriut. Temperaturat e larta kanë detyruar ndërkohë autoritetet në Madrid, që të hapin që tani ambientet ku qytetarët mund të freskohen (shatërvanët, pishinat, etj).
Vala e të nxehtit ka prekur thuajse të gjithë gadishullin iberik, ndërsa thatësira ka nisur të prekë që tani rezervat ujore për tokat bujqësore, një sinjal se përpara mund të ketë një verë me temperatura ekstreme. Edhe Portugalia e jugu i Francës, i kanë nisur që tani përgatitjet për përballimin e zjarreve nëpër zonat pyjore.
Më poshtë një kronikë shpjeguese, e përpiluar nga BBC