Gjesti i bukur i 6 vjeçares, për ditëlindje kërkon dhurata për t’ja dhënë jetimëve

Për ditëlindje, zakonisht fëmijët u kërkojnë dhurata prindërve të tyre… por ndryshe nga shumëkush, kjo 6 vjeçare kërkoi për ditëlindjen e saj dhurata për t’i shpërndarë për bamirësi.

Vogëlushja bëri një kërkesë në klasën e saj, që të gjithë shokët e shoqet e klasës t’i dërgonin një dhuratë në mënyrë që t’i dërgonte për bamirësi tek fëmijët në nevojë.

6 vjeçarja e quajtur Bobi e mori vendimin fill pasi shihte nënën e saj teksa dhuronte lodrat e vjetra të së bijës. Becky, nëna e 6 vjeçares, i hiqte lodrat për të mos mbushur shtëpinë me to, por ideja e të bijës duket të ishte më e mirë.

6 vjeçarja dhuroi lodra e të tjera dhurata për 21 fëmijë jetimë, falë ndërmjetësimit të një organizate bamirësie… Bobi tregoi se ka dëshirë ta bëjë çdo vit këtë akt bamirësie, ndërsa e ëma shpjegoi për median lokale (familja është nga Australia) se kur sheh të bijën të mendojë për të tjerët, një ndjenjë e ngrohtë i pushton zemrën.