Pamjet e aktit heroik të 13 vjeçarit, arrin të ndalojë autobusin me nxënës pasi shoferes i bien të fikët

Video e mëposhtme tregon momentin kur një 13 vjeçar i quajtur Dillon Reeves, ka mundur të shpëtojë veten dhe shokët e shoqet e shkollës së tij nga një aksident i mundshëm me autobusin.

Djali në klasën e 7-të ishte pasagjer në autobusin e shkollës (në Miçigan të SHBA-ve) në momentin kur drejtuesja e mjetit ndihet keq dhe i bien të fikët. 13 vjeçari reagon në kohë dhe arrin të frenojë autobusin, i cili po anonte në korsinë e kundërt të rrugës.