Video prekëse, momenti kur babai ribashkohet me fëmijët e dalë nga zona e luftës në Sudan

Muammar Ali ka mundur të shohë për herë të parë vajzën e tij 3 muajshe, fill pasi pjesa tjetër e familjes u ribashkua me të nga Sudani në Britani.

BBC ka publikuar momentet prekëse. Në Sudan prej disa ditësh tashmë, ka nisur një luftë mes dy prej fraksioneve të lidershipit ushtarak të vendit. Shumë shtete kanë tentuar të nxjerrin nga zona e rrezikut qytetarët e tyre, e jo të paktë kanë qenë vetë sudanezët që kanë preferuar të lënë pas gjithçka për të shpëtuar familjet.