“Fëmijë është ai atje? Ndaloni të gjithë trafikun” Pamjet, drejtuesi i trenit shpëton 3 vjeçarin që endej në hekurudhë

Media amerikane ka publikuar pamjet e një ngjarje që ndodhi këtë javë në Nju Jork, atje ku drejtuesi i një treni ka arritur të pikasë një fëmijë, teksa ky i fundit po endej në hekurudhë i vetëm. Vogëlushi po i afrohej një pjese të elektrifikuar të shinave.

Drejtuesi i trenit lajmëron menjëherë kontrollin dhe kërkon ndalimin e të gjithë trafikut.

“Urgjencë, urgjencë, fikni shinat e ndaloni trafikun… është një fëmijët në hekurudhë”-dëgjohet teksa thotë mashinisti i trenit.

Nga ajo që raportuan mediat amerikane, rezulton se vogëlushi ishte autik dhe nuk fliste. Ai kishte mundur të shkëputej për një moment nga sytë e nënës së tij dhe ishte rrëzuar nga platforma drejt e tek shinat e trenave. Fatmirësisht vogëlushi nuk pësoi lëndime fale ndërhyrjes në kohë të drejtuesit të trenit dhe reagimit në kohë të qendrës së kontrollit.